Punëtoret teknike të Kuvendit ende në grevë, protestojnë organizatat
BKT
Kosovë

Punëtoret teknike të Kuvendit ende në grevë, protestojnë organizatat

M.P. / RTKlive

Grevës së punëtoreve teknike të Kuvendit të Kosovës sot i janë bashkuar me protestë solidarilizuese Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe organizata “Përpjekja”.

“Punëtoret nuk janë mall”, “Pagë të njëjtë për punë të njëjtë”, “Schafberger shtyp punëtoret, Kuvendi e lejon” ishin pankartat që i shoqëruan protestuesit.

“Tashmë jemi në javën e tetë të grevës së punëtoreve teknike të cilat kërkesat i kanë të qarta dhe të drejta: pagë 550 euro dhe trajtim të dinjitetshëm në punë! Përderisa punëtoret ka 2 muaj që po qëndrojnë jashtë në oborrin e Kuvendit, atje brenda deputetët kanë filluar ta shpallin njëri tjetrin tradhtar në mënyrë që ta projektojnë heroin te vetja, lojë e zakonshme kjo që e bëjnë gjithmonë përpara zgjedhjeve”, ka thënë Yll Islami nga organizata “Përpjekja”.

Tutje Islami tha se kompania “Schafberger” e cila aktualisht ka tenderin për mirëmbajtjen e Kuvendit, me këtë pagë ka dhënë ofertën më të lirë.

“Kjo pagë nuk e mbulon as qiranë e banesës në Prishtinë. Prandaj kur jepen tenderë nga shteti, në kontrata duhet të përfshihen edhe pagat e punëtorëve dhe kushtet e punës”, ka vazhduar ai.


MË SHUME NGA Kosovë