Sot përmbyllet konferenca e menaxhimit ndërkufitar të ujit
Sh. Gashi|RTKlive
Në bashkëpunim ndërmjet Shoqatës së Ujësjellësit e Kanalizimit të Kosovës dhe Shoqatës së Ujësjellësit dhe Kanalizimit të Shqipërisë në Prishtinë po mbahet tash e tri ditë konferenca dhe ekspozita e përbashkët Ballkanike.
Arjeta Mjeku zëdhënëse e KRU ‘Prishtina’ në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK ka dhenë detaje nga dy ditët e para të kësaj ngjarjeje.
“Është konferenca e 12 e përbashkët ballkanike dhe tema është promovimi i paqes përmes menaxhimit ndërkufitar të ujit”, u shpreh Mjeku.
Sipas saj në këtë konferencë dyditore janë prezantuar tema të ndryshme nga Kosova, rajoni dhe bota.
“Janë të ftuar mbi 500 mysafirë, ku pjesa dërmuese e tyre kanë prezantimet e tyre sot, teksa sot do të bëjë një prezantim edhe kryeshefi i ujësjellësit ‘Prishtina’ Arsim Fetahu, lidhur me investimet kapitale dhe cilat janë sfidat të me të cilat po përballet ujësjellësi”, tha Mjeku.
Ajo tutje ka thënë se kjo konferencë i shërben së ardhmes për një botë më të mirë, për furnizim më të mirë me ujë të pijshëm dhe sipas saj konferencat e tilla janë shumë të nevojshme.























