Shtohen shërbimet shëndetësore shtëpiake në Gjilan
BKT
Kosovë

Shtohen shërbimet shëndetësore shtëpiake në Gjilan

K. K. / RTKlive

Komuna e Gjilanit ka bërë me dije se bashkë me ekipet mjekësore, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kanë bërë vizita shtëpiake tek pacientët të cilët nuk kanë mundësi të marrin shërbimet në qendrat mjekësore.

Sipas njoftimit nga komuna për këto shërbime tash janë tre ekipe të përkushtuara, secili me dy infermiere dhe një doktor, derisa në të kaluarën ky shërbim kryhej nga vetëm një ekip i përbërë nga dy infermiere dhe asnjë doktor.

"Jam shumë i lumtur të ndaj me ju se kemi zgjeruar shërbimet paliative - vizitat në shtëpi për shtresën e ndjeshme të qytetarëve të cilët nuk kanë mundësi të marrin shërbimet në qendrat mjekësore”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Më tej ai shtoi se "falë angazhimit tonë, tani kujdesi paliativ është në dispozicion shtatë ditë në javë, nga ora 07:00 deri në 20:00. Shërbim shëndetësor ndaj çdo qytetari, në çdo kohë dhe në çdo vend".

I pari i Gjilanit, theksoi se në qeverisjen e kaluar ky shërbim kryhej nga vetëm një ekip i përbërë nga dy infermiere dhe asnjë doktor.

"Ndërsa tani ne kemi tre ekipe të përkushtuara – secili me dy infermiere dhe një doktor, ndërsa pas kësaj ore për shërbimin e patronazhit kujdeset ekipi i urgjencës", tha Hyseni, thuhet në njoftimin e komunës.

Kryetari i komunës, theksoi se rezultatet janë të jashtëzakonshme: vetëm muajin e fundit kanë realizuar 540 vizita, shumë më tepër sesa gjatë gjithë vitit më parë.


MË SHUME NGA Kosovë