Hamza viziton Prizrenin, takon përfaqësuesit e bizneseve
BKT
Kosovë

Hamza viziton Prizrenin, takon përfaqësuesit e bizneseve

Qëndresa Duraku /RTK

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka qëndruar në Prizren, ku ka vizituar përfaqësuesit e bizneseve të kësaj komune dhe ka diskutuar me punëtorët e sektorit privat. Ai foli për programin e tij për të cilin tha se do të jetë çelës i zgjedhjeve të problemeve që kanë bizneset këtu.

“Ne kemi një program të mirë për ekonomi dhe fokusi im kryesor është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik. Ne kemi përgatitur një pako të masave për sektorin privat. Ende në Kosovë vazhdon pagesa e TVSH-së në kufi. Është një ngarkesë për biznesin sepse i detyron bizneset me paguar tatimin para se ta shesin mallin apo produktin. Prandaj, në ditët e para, në fillim të punës do ta bëjmë reformën e pagesës së TVSH-së nga kufiri në brendi. Bizneset e vogla deri në 10 mijë euro nuk do të paguajnë tatim fare. Ato me qarkullim deri në 30 mijë do ta paguajnë vetëm tatimin në fitim real”, tha Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga PDK-ja.

Ai ka thënë se kostoja e jetesës është ngritur shumë në Kosovë, prandaj prioriteti i tij do të jetë përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve. Hamza u premtoi atyre se shqetësimin e kamotshëm të bizneseve, praktikën e pagesës së TVSH-së në kufi, do ta ndryshojë gjatë qeverisjes së tij.


MË SHUME NGA Kosovë