Tri komuna do të bëhen me çerdhe të reja, edhe kryeqyteti me shkollë të re
BKT
Kosovë

Tri komuna do të bëhen me çerdhe të reja, edhe kryeqyteti me shkollë të re

V.Th. RTKlive

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ka nënshkruar kontratat për ndërtimin e 3 çerdheve dhe një shkolle. Ministrja ka njoftuar se ku do të ndërtohen këto çerdhe dhe shkolla.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit ka nënshkruar kontratat për ndërtimin e çerdheve në Kaçanik, Dragash dhe Fushë Kosovë, vlera e përgjithshme e të cilave kap shifrën mbi tre milionë euro, si dhe të një shkolle të re në kryeqytet në vlerë 3.3 milionë euro.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja Arbërie Nagavci përmes një postimi në Facebook.

"Objekti i çerdhes së re, e destinuar për 40 fëmijë në Rekë-Vatë Kaçanik, me sipërfaqe 740 metra katrorë dhe ka shifrën e kontratës 1 milion e 96 mijë e 43 euro. Ndërsa çerdhja e re në Brodosan Dragash, me sipërfaqe 740 metra katrorë, e destinuar për 40 fëmijë, ka vlerën e kontratës 1 milion e 82 mijë e 568 euro.

Objekti i çerdhes në Fushë Kosovë me sipërfaqe 873 metra katrorë, e destinuar për 40 fëmijë, do të kushtojë 1 milion e 282 mijë e 282 euro, ndërsa objekti i shkollës së re në Prishtinë, me sipërfaqe 6 mijë e 430 metra katrorë, i destinuar për 800 nxënës, ka vlerën e kontratës 3 milionë e 323 mijë e 232 euro", ka shruar ajo.

Nagavci është zotuar se ministria që ajo drejton do të angazhohet që secili fëmijë në Kosovë të ketë vend në institucionet e dijes për zhvillimin dhe aftësimin e mëtejshëm në jetë.


MË SHUME NGA Kosovë