Ndërron jetë kameramani i RTP-së, Aziz Krasniqi
BKT
Kosovë

Ndërron jetë kameramani i RTP-së, Aziz Krasniqi

M.M. /RTKlive

Ka vdekur në moshën 75-vjeçare kameramani i njohur i Radiotelevizionit të Prishtinës (RTP), Aziz Krasniqi, i lindur më 22 korrik 1949.

Me një karrierë të gjatë e të përkushtuar në fushën e medias, Krasniqi u bë pjesë e rëndësishme e transmetimeve televizive dhe radiove të Kosovës, duke kontribuar në dokumentimin e ngjarjeve historike për dekada.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka ngjallur dhimbje dhe pikëllim të madh te familja, miqtë dhe kolegët, të cilët kujtojnë me respekt punën dhe pasionin e tij për profesionin.


MË SHUME NGA Kosovë