21 raste të vjedhjeve për një javë në rajonin e Ferizajt
K. K. / RTKlive
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh brenda një jave në këtë rajon.
Përmes një njoftimi nga policia rajonale e Ferizajt, thuhet se gjatë javës që shkoi, nga data 11-17.11.2024, janë raportuar 21 raste të vjedhjeve.
Prej 21 rasteve të raportuar, 16 raste janë raportuar në Ferizaj, pesë raste në Kaçanik.
Po ashtu, thuhet se janë raportuar katër raste të dhunës më familje, prej tyre tri raste në Ferizaj dhe një rast në Kaçanik.
“Me vendim të prokurorit të shtetit 4 persona, pasi janë intervistuar nga policët hetues të dhunës në familje, janë ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të tjera hetimore”, ka njoftuar policia.
"Në rajonin e Ferizajt policia ka arrestuar 41 persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale", është bërë me dije në njoftim.























