Komuna e Prishtinës: Reduktoni lëvizjet e panevojshme, kujdes në trafik!
BKT
Kosovë

Komuna e Prishtinës: Reduktoni lëvizjet e panevojshme, kujdes në trafik!

G.K/RTKlive

Komuna e Prishtinës ka bërë apel për kujdes të shtuar, duke njoftuar se gjatë orëve në vijim priten erëra të forta të shoqëruara me reshje shiu, ndërsa në orët e vona të natës do të ketë edhe reshje bore.

Përmes një njoftimi, Komuna e Prishtinës u ka bërë apel qytetarëve për kujdes të shtuar në trafik, për reduktim të lëvizjeve të panevojshme, si dhe për sigurim të objekteve të lëvizshme në ballkone ose oborre për të shmangur dëmet nga era.

"Ju lusim të tregoni kujdes të shtuar, veçanërisht:
• Siguroni objektet e lëvizshme në ballkone ose oborre për të shmangur dëmet nga era.
• Reduktoni lëvizjet e panevojshme në kushte të motit të rënduar.
• Kujdesuni për sigurinë në trafik dhe shmangni parkimin pranë pemëve ose objekteve të rrezikshme, theksohet në njoftim.
 
Komuna bën të ditur se ekipet e emergjencave janë në gatishmëri të plotë për çdo situatë të mundshme.
 
"Për ndihmë apo raportime, mund të kontaktoni Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca në numrin 0800 122 33 ose 122 44", përfunon njoftimi.


MË SHUME NGA Kosovë