Kelmendi takoi përfaqësuesit e IFF-it
BKT
Kosovë

Kelmendi takoi përfaqësuesit e IFF-it

V.Thaçi / RTKlive

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, priti përfaqësuesit e Programit Global për Luftimin e Flukseve Financiare të Paligjshme (IFF), që vepron nën agjencinë gjermane të zhvillimit GIZ, të kryesuar nga Marina Kovaçiq dhe Ilija Bundaleski.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e IFF-it prezantuan fushat kryesore të fokusit të programit, përfshirë adresimin e flukseve financiare të paligjshme, hetimet financiare, rikthimin e aseteve, koherencën e politikave dhe përmirësimin e kushteve për bashkëpunim ndër-sektorial, ndër-shtetëror dhe ndër-rajonal, me theks të veçantë në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë kontekst, U.D. Kryeprokurori Kelmendi i informoi pjesëmarrësit për funksionalizimin e Zyrës për Rikthimin e Aseteve, nënvizoi nevojën për thellimin e bashkëpunimit dhe theksoi lehtësimin e vendosjes së kontakteve me partnerët ndërkombëtarë. Një fokus i veçantë iu kushtua fushave si rikthimi i aseteve, lufta kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Kelmendi shprehu mirënjohjen për përfaqësuesit e Programit Global për Luftimin e Flukseve Financiare të Paligjshme (IFF) për vizitën në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe rikonfirmoi gatishmërinë e tij për bashkëpunim të ndërsjellë në të ardhmen.


MË SHUME NGA Kosovë