Uji që vjen nga kanali i Ibër-Lepencit ende nuk është për pije
BKT
Kosovë

Uji që vjen nga kanali i Ibër-Lepencit ende nuk është për pije

Sh.Ç/RTKlive

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se uji që kalon nëpër kanalin e Ibër-Lepencit nuk është për momentin i pastër për pije. Sipas MSH-së, janë kryer disa analiza të ujit, të cilat kanë rezultuar se është i papastër

“Pas shpërthimit në kanalin e Iber-Lepencit në komunën e Zubin Potokut, IKSHPK, respektivisht Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Mitrovicë, në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” kanë marrë mostrat e ujit të patrajtuar për të kryer analizat e nevojshme. Sipas analizave të para, të kryera në ujin e patrajtuar, uji që kalon nëpër kanalin e Ibër-Lepencit nuk është për momentin i pastër për pije, ndërkohë që përveç analizave mikrobiologjike dhe atyre bakteriologjike, IKSHPK/QRSHP Mitrovicë, do të analizojë edhe parametra të tjerë që kanë të bëjnë me praninë e metaleve në ujë”, theksohet në njoftim.

IKSHPK ka thënë se është në bashkëpunim të ngushtë me Kompaninë Rajonale Ujësjellësi në Mitrovicë dhe KRU “Prishtina”, do të monitorojnë ujin nga Kanali i Ibër-Lepencit dhe do t’i kryejnë të gjitha analizat e nevojshme për t’u siguruar që uji, para se të lejohet për pije, t’i përmbush parametrat e lejuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK sigurojnë qytetarët që janë duke u ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që uji që përdoret në zonat e prekura nga pasojat e shpërthimit t’i përmbushë standardet e lejuara.

Të premten është sulmuar infrastruktura kritike e kanalit të ujit “Ibër-Lepenci” në Zubin Potok, ku janë shkaktuar dëme serioze.


MË SHUME NGA Kosovë