“Ambienti” do t’i ndajë stafit një shpërblim vjetor bazuar në performancë
BKT
Foto arkiv
Kosovë

“Ambienti” do t’i ndajë stafit një shpërblim vjetor bazuar në performancë

Sh.Ç /RTKlive

Bordi i Drejtorëve të NPL “Ambienti” në Pejë ka vendosur që t’i ndajë stafit një shpërblim vjetor bazohet në performancën e lartë të arritur gjatë vitit.

“Ky shpërblim është rezultat i përkushtimit dhe bashkëpunimit të të gjithë punonjësve, të cilët kanë kontribuar në realizimin e objektivave dhe politikave të Bordit të Drejtorëve”, thuhet në njoftim.

Në njoftim theksohet se ky vendim vlerëson punën e palodhur të stafit dhe nxit më tej një frymë motivimi dhe angazhimi.

“Synimet e përbashkëta për të përmirësuar performancën dhe për të arritur qëllimet strategjike të ndërmarrjes janë materializuar përmes këtij akti, duke përforcuar rëndësinë e stafit në suksesin e përgjithshëm të organizatës. Ky është një shembull i qartë i një politike menaxheriale që i jep prioritet bashkëpunimit dhe mirëqenies së punonjësve, duke ndërtuar një kulturë të shëndetshme organizative që shpërblen rezultatet e arritura me sukses”, theksohet në njoftim.


MË SHUME NGA Kosovë