12:47 / 09.12.2024
Komuna e Prishtinës miraton buxhetin për vitin 2025
RTK
Është miratuar buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2025. Me 25 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, asamblistët aprovuan buxhetin në vlerë prej 128 milionë eurosh për kryeqytetin.
Në mungesë kuorumi, Komuna e Prishtinës kishte dështuar disa herë në votimin e buxhetit.























