‘Super-heronjtë’ në Pediatri, shpërndahen dhurata për fëmijët
Valjeta Shala|RTK
Edhe këtë fundviti klubi alpin ‘Prishtina’ dhe ‘Care for Kosovo Kids’ bashkë me partnerët, organizuan aktivitetin “Super-heronjtë në Pediatri”, duke u lëshuar me litarë nga lartësitë e objektit.
E gjithë kjo me qëllim të shënimit të festave të fundvitit, zbavitjes së më të vegjëlve, sidomos fëmijëve të cilët janë të prekur nga sëmundje të ndryshme e që janë duke u trajtuar në këtë klinikë dhe shpërndarjes së dhuratave nga vullnetarët.
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka thënë se me këtë aktivitet kemi dashur me vendos në pah pjesën e heroit e të cilët janë mjeket, infermieret. Ai po ashtu falënderoj për punën e palodhshme që bëjnë ata.
Kurse Violeta Grajçevci-Uka, drejtoreshë e Klinikës së Pediatrisë, ka thënë se ky aktivitet është mjaftë i mirë sidomos për ata që hospitalizuar në këtë klinikë ku disa nga ta me sëmundje kronike.
“Shpresoj shumë që i kemi lumturuar", ka thënë Valentina Pllana nga Banka Ekonomike.
Organizatorët shpërndanë edhe dhurata për fëmijët.























