KRU `Gjakova`: Mbeturinat, fenomen i papranueshëm dhe i dënueshëm
BKT
Kosovë

KRU `Gjakova`: Mbeturinat, fenomen i papranueshëm dhe i dënueshëm

G.K/RTKlive

Kompania Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” është ankuar për mbeturinat e hedhura përgjatë Kanalit Derivues në Lumbardh të Deçanit.

Kjo kompani ka thënë se hedhja e mbeturinave është një fenomen i papranueshëm dhe i dënueshëm që vjen si pasojë e veprimeve të papërgjegjshme të individëve të pandërgjegjshëm.

Në një postim në Facebook, KRU "Gjakova" thekson se ky kanal, i cili furnizon Liqenin e Radoniqit dhe ka një gjatësi mbi 7 km, është pastruar vazhdimisht nga ekipet e kompanisë.

"Pavarësisht përkushtimit dhe punës së ekipeve të KRU “Gjakova” në pastrimin e kanalit dhe brigjeve i cili është i gjatë mbi 7 km, që furnizon Liqenin e Radoniqit, ky problem po vijon të dëmtojë mjedisin dhe procesin e mirëmbajtjes. Veprime të tilla nuk do të tolerohen!", thuhet në reagim.

"Në bashkëpunim të ngushtë me institucionet komunale të Komuna e Deçanit, jemi mobilizuar për të ndaluar në mënyrë të prerë këtë fenome", thotë KRU "Gjakova" duke theksuar se çdo akt i tillë bie ndesh me ligjin dhe rrezikon seriozisht burimet tona ujore.


MË SHUME NGA Kosovë