19:59 / 14.12.2024
Hamza takim në Ferizaj, premton rritje pagash e digjitalizim të arsimit
RTKlive
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me mësimdhënës në Ferizaj.
Ai ka premtuar 50 % rritje pagash për mësimdhënësit dhe digjitalizim të arsimit. Hamza ka thënë se fjalën publike e konsideron si një kontratë të tij me votuesin.
Ai tha se sot Kosova ka ngelur me pagat më të ulëta në rajon, duke premtuar rritje 50% për mësimdhënës dhe kategoritë e tjera që marrin paga nga buxheti i Kosovës.























