Obiliqi ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike në vende të hapura publike
BKT
Kosovë

Obiliqi ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike në vende të hapura publike

K. K. / RTKlive

Komuna e Obiliqit ka nxjerrë një urdhëresë për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, nxori urdhëresën për ndalimin e përdorimit dhe shitjes së mjeteve piroteknike në vende të hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe.

“Ndalimi i përdorimit të mjeteve piroteknike bëhet me qëllim të sigurisë së qytetarëve, mbrojtjes së cilësisë së ajrit dhe mjedisit, si dhe për mbrojtjen e shëndetit të popullatës”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Ndërkohë, përdorimi i mjeteve pirotenike lejohet nga 26 dhjetori deri më 2 janar. 


MË SHUME NGA Kosovë