U përurua videoklipi `Romani Sofra-Sofra Rome`, projekt i gazetarit Galushi
BKT
Kosovë

U përurua videoklipi `Romani Sofra-Sofra Rome`, projekt i gazetarit Galushi

K. K. / RTKlive

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), njofton se në Doku Kino në Prizren, u promovua videoklipi "Romani Sofra - Sofra Rome", projekt i gazetarit të RTK - Radio, Denis Galushi.

Sipas njoftimit nga MKRS ,“Romani Sofra” sjell në një videoklip përplot këngë të vjetra qytetare rome-prizrenase, burim i të cilave është lagjja e vjetër rome, Terzimahalla.

“Ky projekt ka për synim ruajtjen dhe promovimin e këngëve të vjetra qytetare rome dhe përmes artit të të kënduarit, krijuesi Galushi ka shpërfaqur vlerat tradicionale gjuhësore dhe kulturore të romëve”, thuhet në njoftim.

Në këtë ngjarje morën pjesë zëvendëskryeministrja, Emilia Rexhepi, ministri Hajrulla Çeku, zëvendësministri, Sylejman Elshani, deputetë e artdashës.


MË SHUME NGA Kosovë