Aksident në rrugën ‘C’, vetura godet kalimtaren
BKT
Foto: Leonora Bërbatovci
Kosovë

Aksident në rrugën ‘C’, vetura godet kalimtaren

L. Berbatovci /RTK

Një kalimtare është goditur nga një veturë në rrugën "C", në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20.

Në vendngjarje kanë dalë pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe ekipet mjekësore.

Lajmin më vonë e kanë konfirmuar edhe zyrtarë policorë.

"Sot rreth orës 19:30 në rrugën "C" në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësoreje.
Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut", ka thënë për RTKlive, zëdhënësja Flora Ahmeti.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Kosovë