Shumë komuna mbesin pa rrymë me orë të tëra, qytetarët ankohen|Video
a
Me rënien e temperaturave, qytetarë të shumtë janë përballur me reduktime të energjisë elektrike. Në mesin e tyre edhe banorët e Fushë Kosovës të cilët janë ankuar se për 7 orë kanë mbetur pa ngrohje si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike.
Nga Ministria e Ekonomisë thanë se ditët në prag të festave të fundvitit janë kritike për furnizim.
Derisa temperaturat kanë rënë qytetarët që përdorin klima dhe pajisje tjera për t'u ngrohur kanë mbetur pa ngrohje, kjo për shkak të reduktimeve të energjisë elektrike.
Banorët e Fushë Kosovës janë ankuar për reduktime të shpeshta të energjisë elektrike gjatë ditëve të fundit.
Ndërprerja e energjisë elektrike u ka shkaktuar probleme edhe bizneseve.
Ndërprerje të energjisë ka pasur edhe në komunën e Ferizajt, Gjakovës, Gjilanit, Istogut, Prizrenit, Lipjanit, Shtimes e Malishevës.
Nga Ministria e Ekonomisë kanë thënë se kohët e festive të fundvitit karakterizohen me rritje të madhe të konsumit, andaj edhe janë kritike sa i përket furnizimit.
“Përgjatë javës në vijim, për të ndihmuar sistemin elektro-energjetik, lusim qytetarët që të jenë sa më të kujdesshëm në konsumin e energjisë, sidomos gjatë orëve të paradites nga ora 09:00-12.00 dhe pasdites nga ora18:00-00:00. Kursimi i energjisë në këto orë është thelbësor për të shmangur mbingarkesat dhe për të ruajtur funksionalitetin e sistemit për të gjithë”
Nga Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike, KESCO i kanë thënë RTK-së se gjatëmuajit nëntor të këtij viti Kosova ka importuar energji elektrike në vlerë mbi 30 milionë euro. Ndërkaq, nga 1 deri më 23 dhjetor, importi i energjisë elektrike kap vlerën e mbi 34 milionë eurove.























