Hyseni: Viti 2025 na pret me punë e përkushtim të madh për Gjilanin modern
BKT
Kosovë

Hyseni: Viti 2025 na pret me punë e përkushtim të madh për Gjilanin modern

K. K. / RTKlive

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se investimet në përmirësimin e infrastrukturës po vazhdojnë, e ku krahas rrugëve po rregullohet edhe kanalizimi fekal e ai atmosferik dhe infrastruktura tjetër përcjellëse.

Sipas njoftimit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike Kushtrim Ibrahimin, kanë parë nga afër punimet të cilat po realizohen lagjet "Mërgimtarët e Gjilanit" dhe "Dheu i Bardhë".

I pari i komunës, tha se punimet vazhdojnë me ritëm të shpejtë në të gjithë komunën.

Më tej ai tregoi se lagjet "Mërgimtarët e Gjilanit" dhe "Dheu i Bardhë" po përfitojnë nga investimet  në infrastrukturë rrugore.

“Viti 2025 na pret me punë dhe përkushtim edhe më të madh për ta bërë Gjilanin një qytet modern dhe të kompletuar. Do të vazhdojmë me projekte të reja, përmirësime dhe investime që do ta transformojnë qytetin tonë në një vend më të mirë për të jetuar dhe punuar”, tha Hyseni, thuhet në njoftimin e komunës.


MË SHUME NGA Kosovë