‘Uniformat Blu’ në RTK, rrit imazhin dhe transparencën e Policisë
BKT
Kosovë

‘Uniformat Blu’ në RTK, rrit imazhin dhe transparencën e Policisë

RTKlive

Pas një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Radio Televizioni i Kosovës. Televizioni Publik, në javën e parë të janarit, do të nis transmetimin e emisionit special të titulluar "Uniformat Blu", i cili do t’i kushtohet punës së Policisë së Kosovës.

Drejtori e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se efekti i kësaj marrëveshje është i shumanshëm dhe do ta rritë edhe imazhin dhe transparencën e Policisë. Ai tha se edhe këtë vit ka pas rënie të numrit të aksidenteve në trafik.

“Një prej parimeve te Policisë së Kosovës është transparenca e punesës, punës që e bëjmë në teren dhe që bashkë me mediet, e edhe me RTK-në, t’i njoftojmë qytetarët me punën që bëjmë, sepse kjo e rrit edhe imazhin e Policisë së Kosovës në punën e sajë”, tha Hoxha në emisionin "Info plus".

Efekti i këtij emisioni të përbashkët, "Uniformat Blu", thotë ai, do të jetë i madh edhe pse nuk është se edhe deri tani nuk ishin transparent.

“Do te kemi së paku një emision të përbashkët në muaj dhe çdoherë diçka të re. Emisioni i parë do të jetë për komunikacioni por edhe nga për krimin e organizuar si ajo për fajdet. Në emisioni në vijmë do të merremi edhe më tema te shumta si për drogat, trafikimin me qenie njerëzore”, tha ai.

Drejtori Hoxha foli edhe për sfidat e shumta me të cilat ballafaqohet Policia e Kosovës.

“Njëra nga sfidat kryesore është edhe ajo është edhe veriu i vendit ku situatën e sigurisë e përcjellim 24 në ditë, në mënyrë që te kemi kontrollin e plotë dhe sigurinë edhe atje”, tha ai.

Si njërën nga sfidat ai e përmendi edhe punën e policisë në kryeqytet ku ka një lëvizje të madhe të qytetarëve.

“Policia e K ka mund të ballafaqohet mirë me sfidat e paraqitura. Situata e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe e sigurt, veçse në veri është më e brishtë, por do të jemi në patrullime të përbashkëta edhe me policinë e EULEX-it dhe KFOR-in.

Hoxha tha se pas konkurseve të fundit pritet që edhe numri i pjesëtarëve serbë të policisë do të plotësohet gradualisht dhe se për këtë ka interesim.

Hoxha tha se këtë vit ka pas rënie të numrit të aksidenteve në trafik. Ai tha se numri i aksidenteve me fatalitet ka shënua rënien më ta madhe krahasuar me rajonin.


MË SHUME NGA Kosovë