Festa në Ferizaj, pa incidente|Video
BKT
Kosovë

Festa në Ferizaj, pa incidente|Video

Driton Ramadani/RTK

Ferizaj festoi ndërrimin e motmotit me shpresë për një vit më të mirë, pavarësisht disa incidenteve me mjetet piroteknike.

Atmosferë festive mbizotëroji  në Ferizaj me rastin e ndërrimit të motmotit  Qytetaret shpresoje se ky vit i ri 2025 te ju sjell me shumë mirëqenie

“Të ketë më shumë dashuri mirëkuptim tolerancë dhetë ketë shëndet edhe punë më tepër”, uron Ramadan Ademaj, qytetar.

Edhe Besim Aliaj, uron për shëndet mbarësi dhe thotë se këtë vit të jemi sa më të bashkuar.

Në shërbimin emergjencës në Ferizaj disa qytetar kërkuan trajtimi për shkak të lëndimeve me mjetet piroteknike

“Gjatë ndërrimit të moteve kanë qenë 16 pacientë të lënduar nga mjetet piroteknike ku shumica prej tyre janë trajtuar këtu në shërbimin e emergjencës kurse dy prej tyre janë njëri me amputim të gishtit njëri me lëndim të hundës dhe fytyrës janë dërguar për qendrën klinike për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Sefedin Fazliu, shef i Shërbimit të Emergjencës në Spitalin e Ferizajt.

Në anën tjetër, policia deklaroi se situata ka qenë kryesisht e qetë.


MË SHUME NGA Kosovë