Në Dukagjin u festua në ambiente familjare|Video
BKT
Kosovë

Në Dukagjin u festua në ambiente familjare|Video

Islam Haxhiu|RTK

Gjakova dhe komunat rreth saj, pritën Vitin e Ri. Shumica festuan në ambiente familjare, ndërsa qytetarët shprehën dëshira për punë dhe mirëqenie. Në Gjakovë, nata e ndërrimit të moteve kaloi pa incidente, por u zbeh nga ndërprerjet e energjisë.

Në Gjakovë ndërrimin e motmoteve, shumica e qytetarëve e kanë pritur nëpër ambientet e tyre familjare.

Sidoqoftë për ata pak qytetarë që mesnata i gjeti duke festuar në qendër të qytetit, puna, mirëqenja dhe urimet për një vit të mbarë ishin dëshirat kryesore të tyre.

“Për 2025 iu uroj shëndet ma së pari gjithë shqiptarëve edhe në diasporë. Shpresojmë të kemi punë ma tepër, të kemi një të ardhme më të mirë. Për rininë me pas punë ma tepër me pas të ardhura më mira, pensione më të mira për të vjetrit”, tha Demë Zheli.

Kurse, Blendi Haxhikadrija urin për një vit të mbarë e me shumë suksese.

“Në 2025 iu uroj të gjithë njerëzve në Kosovë edhe në gjithë botën sa më të suksesshme edhe sa më të mirë”, uron Vjola Sylejmani.

“Përshëndetje të ngrohtë prej parkut të qytetit në Gjakovë këtu prej shtëpizave ju urojmë një vit sa më të mbarë shpresoj  edhe me shëndet dhe besoj që do të na bëjë gjithnjë e më shumë ne shqiptarëve bashkë”, tha Andi Naqa.

Edhe në komunat tjera në Dukagjin si në Deçan Pejë dhe Junik, viti i ri 2025, kryesisht është pritur në ambiente familjare.

Sipas policisë së Kosovës festa e vitit të ri  në Pejë Gjakovë dhe komuna tjera në Dukagjin ka kaluar pa incidente të mëdha duke bërë që nata e ndërrimit të motmoteve  të shënohet në atmosferë festive.

Mirëpo sipas qytetarëve, ndërprerjet e gjata të energjisë, kanë bërë që atmosfera e kësaj nate të zbehet dukshëm.


MË SHUME NGA Kosovë