Nesër në Gjilan fillon edicioni i 34-të i ‘Flakës së Janarit’
BKT
Kosovë

Nesër në Gjilan fillon edicioni i 34-të i ‘Flakës së Janarit’

K. K. / RTKlive

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se nesër (e shtunë) fillon manifestimi mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”, organizuar nga Komuna e Gjilanit.

Sipas njoftimit, aktivitetet do të fillojnë me homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan, për të vazhduar deri më 31 janar me aktivitete të shumta kulturore e artistike.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se për tri javë, qyteti do të jetë qendër e aktiviteteve kulturore e artistike në nderim të dëshmorëve.

“Filma, festivale, ekspozita e panele do të kujtojnë sakrificën e tyre”, shtoi Hyseni.

I pari i Gjilanit, fton qytetarët t’i bashkohen aktiviteteve për të nderuar traditën dhe për të mbajtur gjallë flakën e kujtesës.


MË SHUME NGA Kosovë