Rama: Po punohet intensivisht që rrugët të jenë të kalueshme
BKT
Kosovë

Rama: Po punohet intensivisht që rrugët të jenë të kalueshme

G.K/RTKlive

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ekipet përgjegjëse janë angazhuar që rrugët të jenë të kalueshme pas reshjeve të borës.

Megjithatë sipas tij, reshjet e dendura të borës që po vazhdojnë pa ndërprerje po e vështirësojnë situatën në terren.

I pari i Prishtinës ka lutur qytetarët që "të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të përdorin mjetet e përshtatshme për kushtet atmosferike dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve kompetente".

Ndërkohë në një postim tjetër në Facebook, Rama ka thënë se në kuadër të përpjekjeve për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve, komuna ka përfshirë ekipe shtesë nga kompanitë publike “Gjelbër” dhe “Pastrimi”.

"'Gjelbër' ka angazhuar ekipet për pastrimin e trotuareve si dhe të gjitha ekipet private të angazhuara përmes kontratave ekzistuese", ka shkruar Rama.

Në qytet, ekipet për pastrim janë përqendruar në këto rrugë:  

- Rr. “Vëllezërit Fazliu”  
- Rr. “Bedri Shala”  
- Rr. “Aqif Blyta”  
- Rr. “Zagrebi”  
- Rr. “Shaqir”  

Po ashtu do të vazhdojmë në:  

- Rr. “Gjavit Ahmeti”  
- Rr. “Ismet Asllani”  
- Rr. “Nexhmi Llunica”  
- Rr. “Alpet Shqiptare”  
- Rr. “Gjergj Lopacaj”  
- Rr. “Skënderbeu”  
- Rr. “Viliam Shekspir”  
- Rr. “Qendresa”  
- Rr. “Ali Ajeti”  
- Rr. “Idriz Shahmani”  

Në zonat rurale, ekipet po punojnë për të siguruar kalueshmërinë e rrugëve në këto lokacione:  

- Gllogovic – Lagjja Shillovt  
- Zllash – Rr. “Xhel Gashi”  
- Barilev – Lagjja Kurti  
- Rimanisht – Rr. “Ymer Syla”  
- Marec – Lagjja Canaj  
- Shashkovc, Slivovë dhe Llajshevc – Rruga Siqevë-Sharban!


MË SHUME NGA Kosovë