Dedaj:Rrugët kryesore në kryeqytet të pastruara, dytësoret të lëna pas dore
BKT
Kosovë

Dedaj:Rrugët kryesore në kryeqytet të pastruara, dytësoret të lëna pas dore

K. K. / RTKlive

Për gjendjen aktuale të rrugëve në kryeqytet Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit ka theksuar se në kryeqytet rrugët urbane kryesore janë të pastruara gati të gjitha, ndërkaq rrugët urbane dytësore janë të lëna pas dore e që, sipas tij, në këto rrugë kemi nivel të rrezikshmërisë së lartë.

Ai në një lidhje të drejtpërdrejtë për RTK-në tha se zonat e kryeqytetit janë të pastruar sa i përket lëvizjes dhe, sipas tij, për momentin nuk janë të këqija.

Dedaj tutje shtoi se edhe “trotuaret janë problem në vetvete dhe për këmbësorët mund të paraqesin rrezik të nivelit të lartë për shkak të mospastrimit të tyre”.

Ai tha se komuna duhet të përkujdeset edhe për trotuaret edhe për rrugët.

Ndërkaq për rrugët që mirëmbahen nga Ministria e Infrastrukturës  tha se janë pak më problematike se shpejtësia e lëvizjes është jashtëzakonisht e madhe dhe në qoftë se nuk bëhet mirëmbajtja e tyre, mund të shkaktohen aksidente me fatalitet.

Dedaj u bëri thirrje shoferëve për kujdes më të shtuar.


MË SHUME NGA Kosovë