Binaku: Çmimi për demokraci njohje e angazhimeve të heshtura të shoqërisë
BKT
Kosovë

Binaku: Çmimi për demokraci njohje e angazhimeve të heshtura të shoqërisë

K. K. / RTKlive

Në fillim të vitit 2025 është hapur thirrja për nominime-çmime për demokraci 2024 e cila është e hapur deri më 14 shkurt. Trina Binaku, zyrtare për grante dhe ndërlidhje me grupe të qytetarëve në Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile KCSF, theksoi se gati është bërë një dekadë që KCSF jep këtë çmim për aktivist, aktiviste nga sektorë të ndryshëm të shoqërisë civile për angazhim qytetar.

Ajo në “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK tha se ideja kryesore e këtij çmimi është njohja e kontributeteve dhe angazhimeve të heshtura të shoqërisë sa i përket demokratizimit.

"Presim nominime prej qytetarëve, prej shoqërisë në përgjithësi, aktivistëve dhe organizatave joqeveritare, nisma të paregjistruara për të nominuar dikë, një grup, një organizatë që ata mendojnë se ka bërë punë të mirë përgjatë vitit 2024", tha ajo.

"Është vetëm një çmim që jepet për një kauzë, megjithëse ka pasur raste kur janë dhënë dy çmime për kauza të ndryshme brenda një viti", shtoi Binaku.

Tutje ajo pohoi se nuk ka ndonjë kufizim të temës apo kauzës, megjithëse duhet hyrë në domenin e përgjithshëm një kuazë që ka ndihmuar në mirëqenien e qytetarëve, demokratizimin e përgjithshëm të shoqërisë.

"E një ndër kriteret kryesore dhe synimi i çmimit është njohja e angazhimeve dhe vënia në pah si modele të mira të angazhimit në shoqëri, me mundësinë që ato të zgjerohen më tutje dhe t’i frymëzojmë të tjerët për ta bërë të njëjtën gjë", tha ajo.


MË SHUME NGA Kosovë