Mblidhen sindikalistët, të pakënaqur me paga e kushtet jo të mira të punës
BKT
Kosovë

Mblidhen sindikalistët, të pakënaqur me paga e kushtet jo të mira të punës

Arbresha Berisha /RTK

Përfaqësues të sindikatave të sektorit publik kanë ngritur ankesa rreth pagave të ulëta e kushteve jo të mira të punës. Në tryezën e organizuar nga Sindikata e Arsimit u kërkua që të gjithë sindikalistët të jenë më të zëshëm në kërkesat e tyre. Ndërsa, pas zgjedhjeve të shkurtit, sindikatat kërkuan që qeverisja e re të bashkëpunojë me ta drejt përmirësimit të kushteve të punëtorëve.

Pakënaqësitë në paga, kushtet jo të mira të punës e ankesa tjera të punonjësve të sektorit publikë, u adresuan të shtunën në tryezën e organizuar nga Sindikata e Arsimit bashkë me sindikalistët. Nga Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ngritën shqetësime për buxhetin e ndarë për televizionin.

E ankesa pati edhe nga sindikalistë të tjerë, sidomos për kushtet e Policisë së Kosovës e minatorëve. Nga shoqëria civile thanë se sindikatat do të duhej të dilnin me një platformë rreth kërkesave të punëtorëve.

Sindikalistët kërkuan që pas zgjedhjeve të shkurtit kërkesat e tyre për rritje të pagave e përmirësim të kushteve të punës të gjejnë zbatim.

Për më shumë kronika në vazhdim:


MË SHUME NGA Kosovë