‘Octopus’ organizon tryezë për ndërhyrjet e huaja në zgjedhje
BKT
Kosovë

‘Octopus’ organizon tryezë për ndërhyrjet e huaja në zgjedhje

RTKlive

Instituti për Studime të Luftës Hibride ‘Octopus’ nesër (e martë) organizon një tryezë të rrumbullakët me temën: “Ndërhyrja e huaj në zgjedhje dhe ndikimi i saj në sigurinë kombëtare dhe demokraci”.

Qëllimi i këtij aktiviteti është të rrisë ndërgjegjësimin për rreziqet që paraqesin ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore.

Në këtë tryezë do të marrin pjesë: ambasadori i Finlandës në Kosovë, një eksperte nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore, një ekspert nga Komiteti i Votuesve të Ukrainës, si dhe përfaqësues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Ndryshe së fundi Instituti për Studime të Luftës Hibride ‘Octopus’ është bërë me drejtor të ri, ku prof. Arben Fetoshi është zgjedhur në krye të tij.

 


MË SHUME NGA Kosovë