14:57 / 28.01.2025
Rama me ambasadorin britanik flasin për kompanitë e teknologjisë
K. K. / RTKlive
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim sot ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves.
Rama ka thënë se në takim kanë diskutuar për disa tema.
“Diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimeve mes kompanive teknologjike, mundësitë për inovacion të përbashkët dhe rolin e ekspertizës britanike në procesin e digjitalizimit të kryeqytetit”, ka shkruar Rama në Facebook.
I pari i kryeqytetit tutje shtoi se bashkëpunime të tilla janë kyçe për të forcuar lidhjet dhe për të krijuar mundësi të reja për qytetarët e Prishtinës.























