LDK kujton Fadil Feratin, ish-kryetarin e LDK-së në Istog
M.M. /RTKlive
Lidhja Demokratike e Kosovës ka kujtuar sot Fadil Feratin, ish-kryetarin e kësja partie, dega në Istog. Për figurën e Feratit ish-kryeministri Avdulla Hoti u shpreh se ai ishte një udhëheqës i përkushtuar, i cili me punën e tij të palodhur kontribuoi shumë për LDK-në dhe Istogun.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Hoti bëri të ditur se sot LDK është mbledhur në Istog për të nderuar kryetarin e degës së LDK-së dhe të Istogut, bashkëpunëtorin dhe bashkëmendimtarin e presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, kryetarin Fadil Ferati.
“Ai ishte gjithmonë afër popullit, duke dëgjuar dhe vepruar për të sjellë zgjidhje konkrete. Vizioni dhe angazhimi i tij i palodhur mbeten një frymëzim për ne të gjithë. Edhe pse nuk është më mes nesh, puna dhe kujtimi i tij do të jetojnë përherë në Istog dhe gjithë Kosovën. I përhershëm qoftë kujtimi për Kryetarin Fadil Ferati!”, është shprehur Hoti.























