Një delegacion i BKK-së viziton BKSh-në
BKT
Kosovë

Një delegacion i BKK-së viziton BKSh-në

K. K./ RTKlive

Një delegacion i zyrtarëve të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës "Pjetër Bogdani" dje pasdite ka nisur vizitën dyditore në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë (BKSh).

Në ditën e parë të vizitës zyrtare, zv/drejtorja e BKSh-së, znj. Majlinda Toçi, ka mikpritur delegacionin e BKK-së, i përbërë nga Tefik Mehmeti, Lavdie Mani dhe Venera Nitaj, në ambientet e Qendrës “Sotir Kolea”.

“Kolegët nga Kosova u njohën nga afër me koleksionet e vyera të të gjitha sallave, si dhe me Qendrën e Restaurimit të Koleksioneve Bibliotekare.

Vizita zyrtare 2-ditore ka për qëllim shkëmbimin e informacionit bibliografik dhe njohjen nga afër të proceseve të përbashkëta të punës me karakter bibliotekonomik”, ka njoftuar BKSh-ja në rrjete sociale.


MË SHUME NGA Kosovë