BONEVET, qendër e zhvillimit të talentëve për fëmijë dhe të rinj
Sh.G / RTKlive
BONEVET është një organizatë që synon zhvillimin e aftësive të fëmijëve dhe të rinjve përmes lojës dhe teknologjisë. Drejtori i kësaj qendre Arbër Lleshi në një intervistë për RTK, foli për arritjet e organizatës BONEVET, e cila në shtator të vitit të kaluar shënoi 10-vjetorin e themelimit.
“Në vitin 2014, u hap qendra e parë në Gjakovë nga fondacioni ‘UNË E DU KOSOVËN’. Organizata shërben si institucion edukimi, ku identifikohen talentët dhe zhvillohen aftësitë e të rinjve, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë potencialin përmes lojës dhe teknologjisë”, tha ai.
Pas suksesit në Gjakovë, BONEVET ka hapur edhe pesë qendra të tjera në Kosovë: Prishtinë, Kaçanik, Pejë, Mitrovicë dhe Kamenicë. Përmes kurseve dhe aktiviteteve kreative, ajo ka ndihmuar qindra të rinj të zhvillojnë aftësi praktike dhe inovative.
Intervistën e plotë rreth punës që bëhet në “BONEVET” mund ta ndiqni më poshtë.























