Ndërroi jetë rapsodi i njohur, Zekë Lushaj
BKT
Kosovë

Ndërroi jetë rapsodi i njohur, Zekë Lushaj

K. K. /RTKlive

Ka ndërruar jetë rapsodi i njohur nga Deçani, Zekë Lushaj. Ai vdiq në moshën 85-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, nëpërmjet një postimi në “Facebook”.

Ramosaj ka thënë se Zekë Lushaj ishte një nga zërat më të spikatur të muzikës folklorike.

“Paska ndërruar jetë rapsodi i mirënjohur, Zekë Lushaj, nga Shaptej i Deçanit, në moshën 85 vjeçare. Zekë Lushaj ishte një nga zërat më të spikatur të muzikës folklorike. Do e kujtojmë përherë si një rapsod të madh të folklorit dhe si një burrë të mirë e të urtë. Në emrin tim, ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Lushaj, miqve dhe gjithë farefisit të tij!”, ka shkruar Ramosaj.


MË SHUME NGA Kosovë