11:42 / 08.02.2025
KFOR me patrulla nga ajri në veri të vendit
N.M. /RTKlive
Ushtarët amerikanë të Komitetit të Përbashkët të Aviacionit dhe Zbatimit, kanë kryer patrulla ajrore përgjatë kufijve në veri të Kosovës.
“Komisioni i Përbashkët i Task Forcës së Aviacionit dhe Zbatimit (JIC), ushtarët e caktuar në Komandën Rajonale-Lindje të misionit #KFOR të udhëhequr nga NATO zhvilluan një patrullë ajrore përgjatë Vijës së Kufirit Administrativ (ABL) në veri të Kosovës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
KFOR-i thotë se vazhdon të zbatojë mandatin e tij dhe se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet përkatëse si reagues të sigurisë.























