Nxënëset e Prishtinës me eksperimente në Ditën e Vajzave në Shkencë
BKT
Kosovë

Nxënëset e Prishtinës me eksperimente në Ditën e Vajzave në Shkencë

Qendresa Duraku/ RTK

Nxënëset e shkollës "Zenel Hajdini", si dhe të shkollave të tjera në Prishtinë, realizuan eksperimente shkencore dhe projekte teknologjike në një panair shkencor, duke shënuar ‘Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në Shkencë’.

Nxënëset e shkollës fillore "Zenel Hajdini" në Prishtinë, me produktet që gjejnë zbatim në kuzhinë, krijuan një eksperiment të ashtuquajtur si ‘pasta e elefantit’. Ato këtë eksperiment e krijuan në kuadër të lëndës së Kimisë.

"Këtë eksperiment me projeksion hidrogjeni. Peroksidi i hidrogjenit është një substancë e qëndrueshme e cila zbërthehet lehtë me anë të ujit dhe oksigjenit e po ashtu me katalizim nuk konsumohet por vetëm e përshpejton këtë proces", tha Enesa Sylejmani, nxënëse e shkollës fillore "Zenel Hajdini", Prishtinë.

"Ky është thjesht një eksperiment, i cili është edhe i këndshëm për sy dhe është mjaft kreativ ku me anë të këtyre mjeteve, të cilat sapo i përdora, krijohet një efekt vizuel goxha i mirë",tha Elita Sylejmani, nxënëse e po kësaj shkolle fillore.

Edhe nxënësja e klasës së tetë, Valza Radoniqi, në një prej shkollave private, thotë se në lëndën e teknologjisë ka mësuar më shumë rreth programimit.

"Unë kam programuar një kod që ta gjen perimetrin dhe sipërfaqen e një trekëndëshi parabrinjësh." vazhdon me demostru”, tha Valza Radoniqi, nxënëse.

"Ky është një organizim në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në Shkencë, është panair. Ne këtu në shkollë i kemi ftuar të gjitha shkollat fillore publike të Prishtinës. Këtu kanë marrë pjesë me prezantimin e eksperimenteve dhe aktivitetet e tyre që i kanë bërë gjatë vitit shkollor në fushën e shkencave. Mund të shohim duke u punuar për grupin e gjakut, duke parë kodime, duke parë webfaqe, që i kanë bërë shumë interesant dhe jemi duke mësuar shumë prej vajzave në shkollat fillore", tha Flaka Hashani, koordinatore e projektit.

I gjithë organizimi këtij panairi u bë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në Shkencë, në kryeqytet, me pjesëmarrjen e 10 shkollave fillore publike.


MË SHUME NGA Kosovë