Komuna fajëson ‘Pastrimin’ për gjendjen me mbeturinat|Video
BKT
Kosovë

Komuna fajëson ‘Pastrimin’ për gjendjen me mbeturinat|Video

Fatos Cërvadiku / RTK

Situata me mbeturinat po përkeqësohet në kryeqytet, kur janë bërë tashmë dhjetë ditë prej kur është shpallur gjendje emergjente, u tha në një konferencë për medie, të mbajtur nga ekzekutivi i kryeqytetit.

Nga drejtorë të kësaj komune, përgjegjëse për këtë gjendje thuhet se është kompania “Pastrimi”. Sipas Bekim Brestovcit, drejtor i shërbimeve publike,  kjo kompani nuk po e bën shpërndarjen e kontejnerëve të rinj, e edhe kamionët e rinj i kanë lënë jashtë funksionit.

E drejtori për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica, tha se kjo gjendje ka ndikuar në rritjen e rrezikut nga zjarri, bllokim të hapësirave, rrugëve dhe rreziqe të tjera.

Nga komuna thanë se do të ndërmarrin masa ndaj kompanisë “Pastrimi”, derisa theksojnë se do të punojnë në zgjidhjen e situatës.

E kryeshefi i kësaj kompanie, Petrit Reçica, të gjitha këto i quajti të paqëndrueshme, ku sipas tij e gjithë kjo po bëhet për të kontraktuar operatorë privatë.

Ai foli edhe për akuzat e komunës sa i përket mosfutjes në funksion të kontejnerëve dhe kamionëve të rinj.

Reçica tha se janë duke u angazhuar maksimalisht për një kryeqytet të pastër.

 


MË SHUME NGA Kosovë