23:49 / 13.02.2025
Gjermania kontribuon në Zhvillimin e Qëndrueshëm Urban të Prizrenit
G.K/RTKlive
Qeveria Federale Gjermane, në bashkëfinancim me Swiss SECO, ka lansuar programin "Circular Urban Development - Kosovo4Green", i cili ka për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm urban në komunat e Kosovës.
Programi, i financuar nga Qeveria Federale Gjermane dhe Swiss SECO, fokusohet në përmirësimin e planifikimit hapësinor dhe zhvillimin e planeve për reziliencë urbane.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot menaxheren e programit, Marianne Alker, dhe përfaqësuesit e tjerë të GIZ Kosova dhe SECO, për të diskutuar avancimin e këtij projekti të rëndësishëm për qytetin dhe përballimin e sfidave të ndryshimeve klimatike.























