Një i lënduar nga aksidenti në Shkrel në gjendje më të rëndë
BKT
Islam Haxhiu /RTK
Kosovë

Një i lënduar nga aksidenti në Shkrel në gjendje më të rëndë

B. H. | RTKlive

(Përditësuar, 14:50) Njëri nga të lënduarit në vetaksidentin e autobusit në Shkrel të Rugovës është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas korrespodentit të RTK-së, Islam Haxhiu, gjendja e tij është më e rëndë, derisa dy të lënduar të tjerë po vazhdojnë të trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës. Në aksidentin e ndodhur në mesnatë kanë mbetur të lënduar 17 persona, por 14 prej tyre pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal të Pejës janë liruar.

Rrokulliset autobusi, lëndohen 17 persona në Shkrel të Rugovës

(Publikuar, 11:48) 17 persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti të autobusit në fshatin Shkrel të Rugovës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së shtunës, teksa rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 00:50, policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Shkrel-Rugovë. Në këtë vetaksident ishte i përfshirë një autobus, i cili ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur dhe si pasojë 17 persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë ai.

Sipas Rugovës, të njëjtit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, derisa rasti është duke u hetuar nga Njësia e Trafikut Rajonal.


MË SHUME NGA Kosovë