Incident me nxënës në linjën 3A, shoferi largohet nga puna
E. Hoti / RTKlive
Komuna e Prishtinës ka reaguar ndaj një incidenti, që ka ndodhur në autobus, në linjën 3A.
Në një njoftim, komuna e Prishtinës tha se menjëherë pas marrjes së informacionit dhe analizimit të videos, janë ndërmarrë masat e nevojshme dhe që shoferi është larguar nga puna.
“Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Transportit është njoftuar për një incident të ndodhur në linjën e autobusit 3A, ku sjellja e shoferit ndaj nxënësve ka qenë e papranueshme.Menjëherë pas marrjes së informacionit dhe analizimit të videos, janë ndërmarrë masat e nevojshme:Shoferi i përfshirë është larguar nga puna”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu nga puna është pezulluar për 10 ditë edhe konduktori deri në verifikimin e plotë të rastit.
“Ne dënojmë çdo veprim që rrezikon sigurinë e fëmijëve dhe qytetarëve tanë dhe jemi të përkushtuar të garantojmë një transport publik të sigurt dhe të përgjegjshëm.Ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo rast të ngjashëm dhe të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve tona!”, thuhet në njoftim.























