VV akuza për ngecje të punimeve në Kurriz, komuna thotë se ka ende kohë
BKT
Kosovë

VV akuza për ngecje të punimeve në Kurriz, komuna thotë se ka ende kohë

Fatos Cervadiku|RTK

Në muajin tetor të vitit të kaluar kanë nisur punimet në rinovimin e Kurrizit në kryeqytet.

Nga Vetëvendosje në Prishtinë, akuzojnë ekzekutivin për ngecje të punimeve, derisa thonë se nga e gjithë kjo e pësojnë qytetarët. Se ka ngecje të punimeve, e pranojnë edhe nga Komuna e Prishtinës.

Zëdhënësi Donat Lushaku tha për RTK, se kompania ka kohë deri në qershor t`i përfundojnë punimet, në të kundërtën do të kërkohet përgjegjësi nga kompania.

Tetorin e kaluar nisën punimet në projektin e renovimit të kurrizit në kryeqytet. Po atë muaj, inspektimin e punimeve e kishte e bërë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili këtë projekt e kishte konsideruar si shumë të rëndësishëm për qytetarët e kryeqytetit. Punime nuk pati as të premten.

Ermal Osmani, asamblist i VV-së në Prishtinë, adresoi akuza, duke thënë se punimet kanë ngecur tërësisht, dhe se më së shumti e pësojnë banorët e kryeqytetit.

Se ka ngecje të punimeve e pranojnë edhe nga Komuna e Prishtinës. Donat Lushaku tha se arsye për këtë është moti i ftohtë, derisa tha se projekti duhet të kryhet deri në qershor.

Lushaku tha se nëse kalohet afati i paraparë për përfundimin e projektit, do të kërkohet përgjegjësi nga kompania që po e realizon projektin.


MË SHUME NGA Kosovë