19:02 / 25.02.2025
FSK zhvillon ushtrime në Mitrovicë, komuna kërkon reduktim të lëvizjeve
G.K/RTKlive
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të realizojë ushtrime në fshatrat Bajgorë, Bare dhe Gumnishtë më datat 26, 27 dhe 28 shkurt 2025.
Komuna e Mitrovicës njofton banorët e fshatrave Bajgorë, Bare dhe Gumnishtë se duhet të tregojnë kujdes dhe të reduktojnë lëvizjet gjatë kësaj periudhe kohore. Komuna kërkon bashkëpunim nga banorët për të siguruar një mjedis të sigurt gjatë realizimit të ushtrimeve.
“Të nderuar banorë të fshatrave Bajgorë, Bare dhe Gumnishtë, ju njoftojmë se më datë 26.02.2025, 27.02.2025 dhe 28.02.2025 pjesëtarët e FSK-së do të realizojnë ushtrime në këto fshatra. Ju lutemi të keni kujdes dhe t’i reduktoni lëvizjet në këtë periudhë kohore”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.























