Në Prishtinë është përuruar dyqani `721 fshatra`
BKT
Kosovë

Në Prishtinë është përuruar dyqani `721 fshatra`

K. K. / RTKlive

(E plotësuar) Në Prishtinë është përuruar dyqani “721 fshatra”, i cili promovon punën artizanale të grave nga zonat rurale, grave të komuniteteve minoritare dhe nënave vetushqyese.

Sanija Murati, drejtoreshë e OJQ-së "Lady", theksoi se emërtohet 721 fshatra “sepse Kosova ka 721 fshatra dhe deshëm të potencojmë dhe promovojmë krejt këto fshatra, punën e grave dhe bukurinë e Kosovës”.

Përveç dyqanit, është dhe një furgon i cili do të shërbejë jo vetëm si pikë shitjeje, por edhe si hapësirë takimi për t'u lidhur me gratë anembanë Kosovës.

Kurse, Murati në “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK tha se “në 20 vitet e fundit punojmë me gra të kategorive të ndryshme me krejt komunitetet dhe punojmë me një shtresë që ka nevojë për shumë bashkëpunim me vendet rurale”.

Murati tregoi se produktet janë shumë të ndryshme, me vite gratë e Kosovës punojnë me teknika të ndryshme, duke theksuar se “gratë kanë shumë qeize nëpër ormane edhe gjithë thoshin çka me bo me  këto, për dikë tjetër nuk janë interesante, për shkak se është ekskluzivisht tradita jonë, ne i kemi trajnuar gratë me vite që këto teknika që i di t’i shndërrojnë këto produkte  shumë unike dhe të veçanta të  cilat mund të shërbejnë edhe si prezantime të kulturës së Kosovës”.

Ajo tha se “Lady” është shtëpia e parë dhe e vetme këshilluese për gratë, me çka mubrret është se në staf kanë 130 vullnetare, janë gratë të cilat i kanë ndihmuar përpara, tash këto punojnë me gra të tjera.

“Ideja ishte me i përkrah këto gra, me e promovu lokalin, por jo vetëm. Ne do ta kemi pjesë të projektit edhe furgonin që do të shëtisim në krejt Kosovën, varësisht nga festat.

Ndër të tjera, ajo tha se një prej ideve ishte që shumicën e artikujve t’i kemi multifunksionalë.


MË SHUME NGA Kosovë