KRU `Prishtina`, fton konsumatorët të paguajnë borxhin për ujin
BKT
Kosovë

KRU `Prishtina`, fton konsumatorët të paguajnë borxhin për ujin

Sh.Ç /RTKlive

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka ftuar konsumatorët që kanë borxhe të pa paguara, që në afat sa më të shkurtë t’i realizojnë pagesat për shërbimet e ujit.

Në njoftim thuhet se ndëshkimet për mospagesë janë shkyçja nga shërbimet e ujit dhe dërgimi i lëndës te Përmbaruesit Privat.

“Vizito njërën nga pikat e arkëtimit ose shkarko aplikacionin e-krup në iOS dhe Android dhe kryej pagesë të shpejt”, thuhet në njoftim.

KRU “Prishtina”, thekson  se nuk do të ketë tolerime, me përjashtim të rasteve sociale.


MË SHUME NGA Kosovë