Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për të pandehurit, u kapën me narkotik
N.M. /RTKlive
Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se ka kërkuar paraburgim për të pandehurit që u kapën me mbi 12 kilogram narkotik.
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj dy personave të dyshuar: N.I., dhe E.M.
Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Tutje, thuhet se gjithashtu i pandehuri N.I., ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjithashtu thuhet se të pandehurit N.I., dhe E.M., gjenden në ndalim 48 orësh nga data 07.03.2025 për veprat penale të lartëcekura.























