14:10 / 10.03.2025
Deçani përgatit agjendën e aktiviteteve për 24 marsin
K. K. /RTKlive
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka takuar Këshillin Organizativ së bashku me shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të përcaktuar agjendën e aktiviteteve në nderim e përkujtim të 24 marsit të vitit 1998 dhe të lavdisë e krenarisë kombëtare.
Ramosaj ka theksuar se këto aktivitete do të organizohen në përkujtim të luftëtarëve të rënë për liri.
"Në përkujtim të 27-vjetorit të ‘Epopesë së Dukagjinit’, betejës që bëri kthesën e historisë sonë nga familja Haradinaj. Dhe njëkohësisht 24 Marsit të vitit 1999 të ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.























