Kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan, bëhet me rrugë të re
BKT
Kosovë

Kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan, bëhet me rrugë të re

Sh.G / RTKlive

Punimet për ndërtimin e rrugës së re te kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan vazhdojnë. Rruga do të ketë një gjatësi prej 194 metrash, gjerësi 5 metra dhe do të përfshijë një trotuar për këmbësorët.

Kjo po bëhet me qëllim që qytetarëve t’iu lehtësohet lëvizja e vajtje-ardhjes nga qendra e qytetit te Kodra e Dëshmorëve dhe rruga qarkore.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen atje.

Ai tha se vizitën e filluan te Kodra e Dëshmorëve, ku po ndërtohet rruga që do ta lidhë këtë zonë me rrugën qarkore, në lagjen e 8-të.

“Po punohet gjithashtu për ndërtimin e murit mbrojtës, një kërkesë e banorëve të zonës”, tha  kryetari Hyseni.

 


MË SHUME NGA Kosovë