Shfaqja “Pas luftës, kush jemi ne?!” do të paraqitet në Paris dhe Bruksel
RTKlive
Shfaqja artistike “Pas luftës, kush jemi ne?!”, me rastin e 26-vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë dhe dedikuar viktimave të luftës së fundit dhe sakrificës sublime të popullit të Kosovës në përpjekje për liri, do të paraqitet në Paris më 24 mars nga ora 20:00 dhe në Bruksel më 26 mars nga ora 20:00. Sponsor i përgjithshëm medial është Radiotelevizioni i Kosovës (RTK).
Me regji dhe koreografi të Robert Nuhës, ideuar dhe prodhuar nga Nusret Pllana, kjo vepër sjell në skenë 30 aktorë nga Tirana, Shkupi dhe Prishtina, duke pasqyruar pasojat e luftës dhe reflektimin mbi identitetin tonë sot.
Pjesëmarrje të veçantë do të kenë edhe artistët e mirënjohur Shaqir Cërvadiku dhe Besiana Mehmedi me interpretimet e tyre.
“Mirë se vini në Teatrin Marie Bell të Parisit më 24 mars, adresë 38 Bd de Bonne Nouvrlle - PARIS, me fillim në orën 20:00 dhe në sallën teatrale të Brukselit më 26 mars, adresë: Chau de Louvain 24, Saint-Josee-ten-Noode, Beruksel me fillim në orën 20:00!”, ka njoftuar Nusret Pllana.























