06:37 / 17.03.2025
Moti sot kryesisht i vranët dhe me riga shiu
A.B / RTKlive
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset e larta dhe në disa zona perendimore parashihen reshje bore.
"Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-11m/s", njofton IHMK.























