20:39 / 20.03.2025
Kapen 34 qen endacak në Prishtinë, dërgohen në strehimore
M.P. / RTKlive
Ekipi i Menaxhimit të Qenve Endacakë ka njoftuar për kapjen e 34 qenve endacak dhe dërgimin e tyre nëpër strehimore.
7 nga ta janë kapur në qendrën e qytetit, përfshirë Rrugën Ndue Përlleshi, Dardaninë, sheshet kryesore dhe zonat përreth. Ndërkaq 27 të tjerë janë nga “zona 1”.
“Janë kapur gjithsej 27 qen endacakë, të cilët u transportuan në Strehimoren e Kryeqytetit për trajtim dhe strehim”, njofton Komuna e Prishtinës.























